63-shi i PDK-së, Sylejman Berisha: Jemi gati për ndryshim dhe qeverisje serioze
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Sylejman Berisha, i cili në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 63, ka deklaruar se PDK-ja është e gatshme për ndryshim dhe për një qeverisje serioze, me Bedri Hamzën kryeministër.
Berisha ka bërë të ditur se në Viti, është mbajtur një takim me kandidatin për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza, ku morën pjesë strukturat e partisë, aktivistë dhe qytetarë nga Vitia dhe më gjerë.
“Në Viti, pritëm kandidatin tonë për Kryeministër, z. Bedri Hamza, së bashku me strukturat tona, aktivistët dhe qytetarët e Vitisë e më gjerë. Një takim i ngrohtë, plot energji dhe besim për të ardhmen. Jemi gati për ndryshim dhe për qeverisje serioze, me z. Bedri Hamza Kryeministër. Bashkë. Përpara.”, ka shkruar Berisha.
Ai ka theksuar se entuziazmi dhe mbështetja e qytetarëve janë dëshmi e gatishmërisë për një angazhim të ri politik dhe institucional në vend.
#PDK130
#SylejmanBerisha63




