Familja kosovare aksidentohet në Austri, të gjithë anëtarët përfundojnë në spital
20 dhjetor 2025
| 20:58
Një familje nga Kosova është aksidentuar rëndë, në autostradën pranë Spital am Pyhrn, në Austri. Siç raportojnë mediat austriake, makinën po e drejtonte gruaja 39-vjeçare, që doli nga autostrada, u kthye djathtas, dhe u përplas me parmakun mbrojtës të rrugës.
Në veturë ndodheshin edhe bashkëshorti i saj, 49-vjeçar, si dhe dy fëmijët: 9 dhe 15 vjeç.
Shoferët e tjerë pasues telefonuan shërbimet e urgjencës dhe ofruan ndihmën e parë.
Të gjithë pasagjerët pësuan lëndime trupore dhe, pas trajtimit fillestar, u dërguan në Klinikën Pyhrn-Eisenwurzen në Kirchdorf.



