28-shi i PDK-së, Hajdar Beqa, pranon uniformën ceremoniale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

21 dhjetor 2025 | 19:45

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, i cili në listën zgjedhore të kësaj partie garon me numrin 28, ka pranuar uniformën ceremoniale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas pranimit të uniformës, Beqa ka shprehur emocionet dhe mirënjohjen e tij përmes një shkrimi, duke theksuar se ky moment për të ishte një nder i veçantë dhe një kënaqësi e papërshkrueshme.

“Sonte ishte nder i veçantë dhe kënaqësi e papërshkrueshme ta pranoj uniformën ceremoniale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një uniformë që mban brenda sakrificën, gjakun, krenarinë dhe lirinë. Një simbol që na kujton se liria nuk u dhurua, por u fitua me guxim dhe flijim”, ka shkruar Beqa.

Hajdar Beqa, i njohur edhe si komandant “Shkupi”, është ish-luftëtar i UÇK-së dhe aktualisht kandidat për deputet nga PDK-ja në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri 5 në listën e PDK-së, Arben Mustafa, ka nisur…