Tërnava pret në takim Përparim Ramën, flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve

23 dhjetor 2025 | 13:32

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur të martën në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, si dhe për mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi në projekte të përbashkëta për të mirën e qytetarëve.

Tërnava vlerësoi lart rëndësinë e koordinimit institucional në funksion të përgjithshëm shoqëror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe promovimit të vlerave të përbashkëta.

Në kuadër të kësaj vizite, kryetari Rama së bashku me myftiun Tërnava, vizituan ekspozitën “Kujtesa në fotografi – xhamitë e shkatërruara në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë gjatë viteve ’90, sakralocid i planifikuar”, e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Rijasetin e Bashkësisë Islame të Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila po qëndron e hapur në objektin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Kjo ekspozitë, përmes fotografive, pasqyron dëshmitë e shkatërrimit sistematik të objekteve fetare islame gjatë luftërave të viteve ’90, duke shërbyer si kujtesë historike dhe thirrje për ruajtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Naftëtarëve ka mbajtur një takim së bashku me…