Gjimshiti nuk largohet nga Atalanta

23 dhjetor 2025 | 14:53

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti nuk do të largohet nga Atalanta pasi do të jetë pjesë e këtij klubi edhe sezonin e ardhshëm.

Mediumet italiane, kanë raportuar të martën se palët kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës, gjë që do të zyrtarizohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Kontrata aktuale i skadon Gjimshitit në fund të sezonit aktual, pra në qershor të vitit 2026 por me rinovimin e saj, mbrojtësi do të jetë pjesë e Atalantas deri në verën e vitit 2027.

32-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të dalluar dhe vlerësuar tek Atalanta, por aktualisht është i lënduar dhe pritet të jetë gati për lojë muajin tjetër.

Ai është prej vitit 2018 pjesë e Atalantas, ekip me të cilin ka triumfuar në Ligën e Evropës, ndërsa këtë sezon, Gjimshiti ka 21 paraqitje në të gjitha garat dhe 1 gol të shënuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli fitoi trofeun e dytë të vitit kalendarik pas fitores…