Abdixhiku shpalos planin për arsimin: 1 miliard euro investime (video)

25 dhjetor 2025 | 11:18

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me mësimdhënës është zotuar se nëse LDK fiton në zgjedhjet e 28 dhjetorit, paga për mësimdhënës do të bëhet 1 mijë euro nga janari.

Ai ka premtuar edhe mësim tërëditor, jo vetëm në komunën e Prishtinës, por edhe në komunat tjera.

Abdixhiku ka përmendur ndërtimin e 80 çerdheve, digjitalizimin dhe kodimin si lëndë nëpër shkolla.

“1 miliard euro janë investimet në arsim”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar festën e…