Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Xhemail Mustafës

23 nëntor 2018 | 12:55

Në 18-vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës, kryesia e LDK-së bashkë me familjarë, bashkëpunëtorë dhe miq kanë bërë homazhe te varri i tij.

Në emër të kryesisë së LDK-së, ka folur nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu i cili ndër të tjerash ka thënë: “Sot, kujtojm Xhemail Mustafën për punën dhe kontributin e madh të tij për lirinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Veliu gjithashtu ka thënë që pa u zbardhur rasti i Xhemailit nuk do të ketë qetësi dhe ka kërkuar nga institucionet që të zbardhen rastet e veprimtarëve të LDK-së.

Xhemail Mustafa u vra në Prishtinë, më 23 nëntor 2000, në hyrje të apartamentit të tij ku u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në…