Adrit dhe Ilirianës u vidhet vetura Audi 6 në Maqedoni

26 dhjetor 2025 | 09:04

Këngëtarëve Adrit dhe Ilirianës u është vjedhur vetura në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Adri, i cili ka bërë një njoftim në profilin e tij në Instagram, përmes të cilit ka kërkuar ndihmë për ta gjetu.

“Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasiqë edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, ka shkruar ai.

Këngëtari ka lënë edhe numrin e telefonit për ta kontaktuar nëse dikush ka njohur për vendndodhjen e automjetit të tipit Audi 6.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 4, Enver Hoxhaj,…