Ragip Xhaka mbështet Elmi Reçicën, kandidat nr. 17 për deputet

26 dhjetor 2025 | 10:16

Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin me numër 17 për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica.

Këtë mbështetje, Xhaka e ka bërë publike përmes një komenti në profilin zyrtar të Elmi Reçicës, ku ka vlerësuar lart kontributin dhe angazhimin e tij ndër vite.

“Ju jeni kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe kjo është plotësisht e merituar. Kontributi juaj si ish-i burgosur politik dhe si komandant i UÇK-së, si dhe sakrifica juaj dhe e familjes suaj për lirinë e vendit, janë dëshmi e përkushtimit tuaj ndaj Kosovës,” ka shkruar Xhaka.

Ai ka theksuar se puna dhe angazhimi i deritanishëm i Reçicës kanë qenë shembullore, duke shtuar se idetë dhe përvoja e tij janë të domosdoshme për të ardhmen e vendit.

“Kosova ka nevojë për njerëz me përvojë, guxim dhe vizion si ju, prandaj besojmë se vendi juaj është në Kuvendin e Kosovës,” përfundon mesazhi i Ragip Xhakës, kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa…