105-shja e AAK-së, Ilirjana Mehmetaj, pasardhëse e një familje me rrënjë të thella atdhetarie dhe sakrifice kombëtare
Ilirjana Mehmetaj nga Pozhari i Deçanit, master në Psikologji, lindi në një familje me tradita atdhetare dhe arsimdashëse.
Familja e saj që nga luftërat për mbrojtjen e shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit ishte e angazhuar, ku ranë dëshmorë në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, duke i mbrojtur trojet shqiptare të Sanxhakut të Nishit nga asimilimi, dëbimi masiv, dhe gjenocidi i paparë serb u vra, Ali Rexha i Pozharit, bashkë me të vëllanë Bekë Rexhën dhe me disa bashkëfshatarë tjerë nga Pozhari, Isniqi, Deçani e fshatrat tjera në luftimet e zhvilluara te Kalaja e Nishit në vitin 1876.
Pastaj Mehmet Alia, kreu i Fisit të Berishës për atë kohë, mbiemrin e të cilit e mban Ilirjana Mehmetaj, u vra më 6 shtator 1878 në Gjakovë në “Luftën e Sarajt”, bashkë më Xhemajl Haradinaj nga Gllogjani, në luftimet kundër Maxharr Pashës i cili kishte ardhur në Gjakovë për të biseduar me parinë shqiptare, për t’i shitë e copëtuar trojet shqiptare.
Po ashtu prijësit e kësaj familje ishin aktivë në mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë dhe trojeve shqiptare në Mal të Zi që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri në vitin 1945.
Ishin pjesëmarrës në Mbledhjen e Verrave të Llukës 1910. Metë Alia (vëllai i Demë Alisë së Pozharit), u vra më 1920 nga organizata famëkeqe serbe “Crna Ruka-Dora e zezë”. Po ashtu edhe Rexhë Ali Pozhari, njëri ndër kaçakët më të njohur në Rrafshin e Dukagjinit e më gjerë u vra në vitin 1928 nga organizata sekrete serbe “Crna Ruka-Dora e zezë”.
Metë Alia, Rexhë Alia, Rizë Rama ishin prijës të dalluar dhe organizatorë të çetave kaçake. Nga kjo familje ishte edhe Rizë Rama, udhëheqës i çetave kaçake dhe njëri prej luftëtarëve të dalluar të Deçanit me rrethinë. U vra në kohën e Junikut Neutral duke luftuar me forcat e Pren Jakut dhe formacionet e ushtrisë ruse që kishin ardhur për ta shpërbërë neutralin e Junikut më 1923.
Sylë Mehmeti me shumë bashkëluftëtarë mori pjesë në ngritjen e Flamurit në Vlorë më 1912. Por ishin edhe ndër themeluesit dhe organizatorët e Kuvendit të Junikut më 1912 që u mbajt në Junik. Kulla e tyre e njohur në popull si kulla e Ali Mehmetit dhe më vonë si kulla e Rizë Ramës, Isuf Ramës dhe Demë Alisë tani është muze.
Kjo kullë u dogj 4 herë gjatë historisë nga pushtuesit e ndryshëm. Kulla ishte vend i disa takimeve dhe kuvendeve historike që u paraprinë luftërave dhe kryengritjeve çlirimtare. Ali Mehmeti e Sylë Mehmeti kanë vdekur në Malësi të ndjekur nga ushtria malazeze. Gjatë viteve 1915-1916, me nismën e Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit e patriotëve të tjerë shqiptarë, në fshatrat Pozhar, Irzniq, Junik, Strellc e Drenoc të komunës së Deçanit u hapën shkollat e para shqipe me alfabet latin. Shkolla në Pozharë për atë kohë kishte zhvillim të hovshëm.
Edhe Demë Ali Pozhari ishte i kësaj familje, lindi në fshatin Pozhar, më 1905. Ai ishte udhëheqës i masave të këtyre anëve në luftë kundër sulmeve të Malit të Zi e Serbisë, për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë dhe trojeve shqiptare në tërësi.
Demë Alia ishte pjesëmarrës në të gjitha tubimet dhe mbledhjet që kishin karakter kombëtar. Grup i Demë Alisë është tërheq i fundit nga Kosova duke luftuar kundër çetnikve që e okupuan vendin për shumë kohë deri sa Ushtria Çlirimtare e Kosovës i dëboj ata nga Kosova. Pasi është riokupuar Kosova nga partizanët e Titos dhe sistemi komunist i kohës, ata pos që ia dogjën kullën dhe ia konfiskuan tërë pasurinë, gjatë viteve (1946-1948) e tërë familja e Demë Ali Pozharit (20-anëtarëshe) arrestohet dhe tri vjet mbahen të burgosur në burgun e improvizuar në Gjakovë, që ishte i vendosur në “Rrugën e Shkijeve”.
Në burg vazhdimisht torturohen nga organet shtetërore. Nga mundimet në burg vdes gruaja e Demë Alisë, Hatmonja. Një vajzë e Ali Metës, foshnje tri-javëshe, vdes nga uria në këtë burg. Ndërsa vajza e Demë Alisë, Zylyhaja 16-vjeçare sëmuret rëndë. Pasojat e kësaj sëmundjeje i vuajti gjatë tërë jetës. Brigadat partizane dhe regjimi komunist u hakmor rëndë kundër familjes së tij. Kështu, Demë Alisë ia vranë dhe likuiduan të tre djemtë që i kishte. Djalin e madh, Miftar Demën, 22-vjeçar, e vrau Organizata e Rinisë Komuniste (SKOJ-istët), ditën e votimeve, më 1 nëntor 1946. Në vitin 1947, OZN-a ia likuidoi edhe dy djemtë e tjerë, Brahimin, 14-vjeçar dhe Afrimin, 12-vjeçar, të cilin e helmuan. Familja e Demë Ali Pozharit mori pjesë aktivisht, me të gjithë anëtarët e familjes së gjerë, edhe në luftën e fundit në Kosovë, të organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (1998-1999).

Gjatë kësaj lufte nga kjo familje kanë rënë dëshmorë luftëtarët e UÇK-së Kadri Muhamet Berisha, që ishte edhe njëri prej luftëtarëve të hershem që morën pjesë në themelimin e UCK-së dhe Shkëlzen Gani Berisha po ashtu nga kjo familje, si dhe nipat e Demë Alisë, Armend Tafil Kukleci nga Isniqi dhe Besart Kadriaj nga Peja.
Ilirjana është brezi i ri i kësaj familje të madhe me peshë në historinë e popullit shqiptar. Është vajza e Faton Mehmetaj, shkrimtar i njohur, autor i dhjetëra librave e qindra fejtoneve dhe punimeve shkencore. Fatoni ka qenë i burgosur politik, veprimtar i palodhshëm i çështjes kombëtare, njëri ndër themeluesit e UÇK-së, anëtar i Drejtorisë politike të UCK-së dhe epror i lartë në shtabin e Zonës Operative të Dukagjinit, që u drejtua nga Komandanti dhe heroi i gjallë Ramush Haradinaj. Ai ishte epror i lartë edhe në TMK. Edhe nëna e Ilirjanës, Zejnia ka qenë e burgosur politike, tani profesoreshë e gjuhës shqipe në Gjimnazin “V.Frashëri” në Deçan, që poashtu rrjedhë nga një familje e shkolluar dhe e presekutuar politikisht. Vëllai i Zejnisë, Emrush Lokaj ishte anëtar i organizatës ilegale që drejtohej nga Smajl Haradinaj. Performanca e lartë e familjes dhe përgatitja e saj profesionale, në politikë i hapin asaj rrugët e suksesit.
Ilirjana në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit është kandidate për deputete në listën e AAK-së me numër 105.



