“Dilni dhe votoni me përgjegjësi, shpresë dhe besim”, thotë Krasniqi

28 dhjetor 2025 | 12:26

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij, Melizën.

Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se çdo votë është një hap drejt stabilitetit dhe një të ardhmeje më të mirë për vendin.

“ Bashkë me Melizën, ushtruam të drejtën tonë qytetare dhe të domosdoshme.Sot, çdo votë është një hap drejt stabilitetit, zhvillimit dhe një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë.Dilni dhe votoni. Me përgjegjësi, shpresë dhe besim”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton…