Abelard Tahiri pas votimit fton qytetarët për të votuar: Kosova u ndërtua me sakrificë

28 dhjetor 2025 | 12:35

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e që i njëjti u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe ta ushtrojnë këtë të drejtë kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se Kosova është ndërtuar me sakrificë, mund dhe përkushtim.

“Kosova është ndërtuar me sakrificë, me mund dhe përkushtim, te madh për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe me besimin se zëri i qytetarëve ka rendësi. Prandaj sot qytetarët duhet të dalin masivisht te japin drejtim vendin për katër vitet e ardhshme si Republikë. Kemi arritur të ndërtojmë një vend dhe edhe sot ftoj të gjithë qytetarët të dalin të përcaktojnë katër vitet e ardhshme”, tha Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi pak pas mesditës në…