Përplasja në Zhegër: Policia e prokuroria në vendin e ngjarjes

28 dhjetor 2025 | 13:12

Një incident ka ndodhur në një qendër të votimit në Gjilan.

Atje ka ndodhur një fjalosje mes një votuesi dhe komisionerëve.

Rreth rastit detaje ka dhënë Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Realisht ka qenë një fjalosje mes një personit dhe zyrtarëve të qendrës. Nuk ka pasur përleshje. Prokurori dhe njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Hashani për “Klan Kosova”.

Ai ka theksuar se për detaje të tjera do të bëhen të ditura më pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa  në gjashtë qendra votimi është duke pasur probleme me…