Hoxhaj: Me Remzien votuam për Kosovën që beson në demokraci, përgjegjësi dhe të ardhmen me aleatë
28 dhjetor 2025
| 13:17
Kandidati për deputet nga radhët PDK-së dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij, Remzien.
Pas votimit, Hoxhaj ka ndarë një mesazh të shkurtër në “Facebook”, ku ka theksuar rëndësinë e demokracisë dhe orientimit strategjik të Kosovës.
“Bashkë me Remzien, votuam për Kosovën që beson në demokraci, përgjegjësi dhe të ardhmen me aleatë!”, ka shkruar Hoxhaj.



