Lumir Abdixhiku jep dorëheqje zyrtarisht në Kuvendin e LDK-së
31 dhjetor 2025
| 15:06
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vendosur të japë dorëheqje pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Kështu është bërë e ditur nga burime të mirëinformuara brenda LDK-së.
Sipas këtyre burimeve, Kuvendi i LDK-së pritet të mbahet javën e dytë të janarit, ku edhe do të parashtrohet zyrtarisht dorëheqja e Abdixhikut.
LDK në këto zgjedhje ka shënuar rënie të ndjeshme, me rreth 52 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara, duke humbur pesë ulëse në Kuvendin e Kosovës.



