Policia serbe arreston dy shtetas të Shqipërisë në Merdarë

31 dhjetor 2025 | 16:21

Ministria e Punëve të brendshme të Serbisë ka njoftuar se dy të rinj, shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në pikën kufitare në Merdarë.

Të arrestuarve, siç raportohet nga ministria serbe, u janë sekuestruar më shumë se 30 kilogramë substancë e dyshuar kokainë.

Të arrestuarit janë S.L 2002, dhe B.Y 2000. Të dy këta, kanë qenë duke drejtuar një furgon me targa shqiptare, ku edhe raportohet se u janë gjetur pakot me drogë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen…