Pamje të reja të Maduros me pranga në duar
04 janar 2026
| 09:05
Një llogari zyrtare e Shtëpisë së Bardhë ka ndarë pamje të Nicolas Maduros në paraburgim në tokën amerikane.
Në të shihet presidenti i kapur venezuelian me pranga, i shoqëruar nëpër korridore nga agjentë të Administratës Kundër Drogave (DEA).
“Perp doli jashtë”, shkruhej në mbishkrim.
Në fund të videos, Maduro dëgjohet të thotë diçka që tingëllon si “Gëzuar Vitin e Ri”.
Ai do të mbahet atje deri në një paraqitje në gjykatën federale të Manhattanit, ndoshta që të hënën.
Më herët, Maduro mbërriti në New York me helikopter dhe vizitoi shkurtimisht selinë e DEA-s përpara se të dërgohej në qendrën e paraburgimit.



