Këta janë të dyshuarit e arrestuar për plagosjen në Podujevë
04 janar 2026
| 22:14
Dy persona janë arrestuar në lidhje me rastin e plagosjes në Podujevë, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë, ku sipas informatave që ka siguruar Sinjali gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile.
Të dyshuarit e arrestuar janë: Riad Rama dhe Lulzim Zeka. Të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe ndaj tyre janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.
Lidhur me rastin janë aktivizuar edhe njesitë kompetente të Policisë, të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes për veprime shtesë hetimore, si dhe Prokurori Kujdestar i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vrasje në tentativë”.



