Trumpi pas Venezuelës: Kolumbia është e sëmurë, por jo për shumë gjatë
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, kërcënoi me ndërhyrje ushtarake kundër qeverisë kolumbiane këtë mëngjes, duke thënë se kjo ide “i duket mirë”.
“Kolumbia është shumë e sëmurë, e drejtuar nga një njeri i sëmurë që i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta eksportojë atë në Shtetet e Bashkuara… kjo nuk do të funksionojë për shumë gjatë”, u tha Trump gazetarëve në AIF Force One, duke iu referuar Presidentit kolumbian Gustavo Pedro.
I pyetur drejtpërdrejt nëse SHBA-të do të nisnin një operacion ushtarak kundër Kolumbisë, Trump u përgjigj: “Kjo më duket mirë”. Ai tha gjithashtu se Kuba, një aleate e ngushtë e Venezuelës, “duket sikur është gati të bjerë” vetë pa veprim ushtarak të SHBA-së.
Komentet e tij erdhën pasi SHBA-të arrestuan Presidentin Venezuelian, Nicolas Maduro, dhe e transferuan atë në Nju Jork, ku ai akuzohet për trafik droge.
Trump tha se SHBA-të mund të nisin një sulm të dytë ndaj Venezuelës nëse anëtarët e qeverisë së tij nuk bashkëpunojnë. Ai shtoi se ishte më i prirur të bashkëpunonte me mbetjet e regjimit të Maduros në luftën kundër trafikut të drogës dhe në rindërtimin e industrisë së naftës sesa në zgjedhje të shpejta për një qeveri të re.



