66 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Vetëvendosje dhe LDK-ja me numrin më të madh

05 janar 2026 | 08:19

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, janë paraqitur 66 ankesa gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Në një përgjigje për Telegrafin, PZAP ka bërë të ditur se subjektet politike që kanë paraqitur numrin më të madh të ankesave përfshijnë: Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Listën Serbe, Kosovski Savez, Za Slobodu Pravdu i Opstanak dhe Lëvizjen Përparimtare të Romëve të Kosovës.

Sa i përket natyrës së ankesave, Paneli sqaron se ato lidhen kryesisht me çështje të ndryshme gjatë procesit zgjedhor.

“Sa i përket natyrës së ankesave, kanë të bëjnë kryesisht me vendosjen e materialit promovues në hapësirë publike, shfrytëzimin e resurseve publike të institucioneve, ndikimin në votues, si dhe kundërshtimin e vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),” thuhet në përgjigjen e tyre.

PZAP ka theksuar se çdo ankesë trajtohet sipas rregullave dhe afateve të parapara me ligj, ndërsa vendimet e panelit synojnë të sigurojnë një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent për të gjitha subjektet dhe qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të…