Konfiskohen 182 fishekë në Zhakovë të Istogut, arrestohen pesë të dyshuar

05 janar 2026 | 10:52

Pesë persona janë arrestuar dje në Zhakovë të Istogut, në të njëjtin interval pothuajse kohor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, te të dyshuarit janë gjetur pushkë gjuetie pa leje të vlefshme, si dhe armë të ndryshme, të cilat janë konfiskuar.

Po ashtu, në total janë sekuestruar 182 copë fishekë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, rasti i tyre ka kaluar në procedurë të rregullt, ka njoftuar policia.

Raporti policor:

Zhakovë, Istog / 04.01.2026 – 12:00.  Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 36 copë fishekë për të cilën i dyshuari nuk kishte leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  rasti në procedurë të rregullt.

Zhakovë, Istog / 04.01.2026-12:10.Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 22 copë fishekë për të cilën i dyshuari nuk kishte leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  rasti në procedurë të rregullt.

Zhakovë, Istog / 04.01.2026-12:00.Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 46 copë fishekë për të cilën i dyshuari nuk kishte leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  rasti në procedurë të rregullt.

Zhakovë, Istog / 04.01.2026-12:00.Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 30 copë fishekë dhe një pistoletë me 15 copë fishekë për të cilat nuk posedon leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  rasti në procedurë të rregullt.

Zhakovë, Istog / 04.01.2026-12:00.Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar dy armë të tipit të ndryshëm  me gjithsej 33 copë fishekë për të cilat nuk posedon leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet: 05.01.2026* *ÇAGLLAVICË - (Në të dy anët e rrugës)…