Komuna e Rahovecit jep 600 euro për çdo lindje, Latifi nënshkruan vendimin

08 janar 2026 | 11:10

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin për rritje të subvencionimit për çdo lindje, në 600 euro.

Nga 500 sa ishte më parë, Latifi ka marrë vendim që nga janari i këtij viti të jetë 600 euro.

Latifi ka treguar se deri në fund të mandatit kjo përkrahje do të rritet në 750 euro.

“Nis zbatimi i zotimit tim publik, rritet subvencionimi për çdo lindje në 600 euro. Sot, nënshkrova vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) ‘Dr. Fahredin Hoti’ në Rahovec. Nga janari i këtij viti, çdo lindje e realizuar në repartin e maternitetit të QKMF-së ‘Dr. Fahredin Hoti’, do të mbështetet nga Komuna e Rahovecit me 600 euro, nga 500 euro sa ishte më parë, ndërsa deri në fund të mandatit, në përputhje me zotimin e dhënë, subvencionimi do të rritet në 750 euro”, ka shkruar Latifi në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se katër vdekje…