MABCO denoncon pengmarrjen juridike të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës
09 janar 2026
| 16:57
Kompania zvicerane MABCO, zotëruese e 98 % të aksioneve të shoqërisë VIA (Vlora International Airport), ka ngritur alarmin për një situatë të paprecedentë juridike dhe operacionale që po rrezikon seriozisht përfundimin e këtij investimi strategjik kombëtar.
Sipas MABCO-s, në një rast që sfidon çdo parim të sigurisë juridike dhe të drejtës tregtare, një aksioner i minorancës që përfaqëson vetëm 2 % të kapitalit, ka arritur të bllokojë vendimmarrjen e shumicës dërrmuese dhe të paralizojë ecurinë e punimeve. Deklarata e plotë të MABCO-s mund ta lexoni: KËTU











