Uji i ambalazhuar “Debelldehu” – Pastërti nga thellësitë e Bjeshkëve të Debelldehut
Uji natyral i ambalazhuar “Debelldehu” buron nga thellësitë e nëntokës në rajonin e Debelldehut – një zonë e njohur globalisht për cilësinë më të lartë të kuarcit, me një pastërti mbresëlënëse prej 99.97%.
Ky ujë i jashtëzakonshëm nxirret nga burime të pastra malore dhe nuk i nënshtrohet asnjë ndërhyrjeje kimike. Parametrat fiziko-kimikë të ujit mbeten të pandryshuar, si në burim ashtu edhe pas ambalazhimit – duke garantuar një produkt të freskët dhe natyral.
Analizat e kryera konfirmojnë cilësinë e lartë të ujit “Debelldehu”, i cili rekomandohet për konsum nga të gjitha grupmoshat. Përbërja e tij natyrale e bën atë ideal për përdorim të përditshëm dhe për ruajtjen e një stili jetese të shëndetshëm.
Uji “Debelldehu” – Pastërti natyrore, nga zemra e kuarcit më të pastër në botë. Uji me minerale te rendesishme per trupin e njeriut siç janë Kalciumi dhe Magnezi. Për furnizim na kontaktoni: +38345434346



