Keqpërdorimi milionësh në BKS, dalin para Gjykatës 39 të arrestuarit
09 janar 2026
| 20:34
39 të arrestuarit dje për rastin e keqpërdorimit milionësh në Byronë Kosovare të Sigurimeve janë sjellë tashmë në Gjykatën Themelore të Prizrenit lidhur me seancën e caktimit të masës së sigurisë.
Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, me ish-drejtorin e Financave në BKS, Valon Berisha.
Ndaj dy të pandehurve në fjalë, Prokuroria Themelore në Prizren sot ka kërkuar masën e paraburgimit, si dhe ndaj dy të tjerëve me inicialet F.S. dhe Y.Ç., ndërsa për 35 të pandehurit e tjerë, është kërkuar caktim i masës, paraqitja në stacion policor dhe ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar.



