Disa pjesë të lumit Mirusha dalin nga shtrati, vështirësohet qarkullimi në Malishevë

10 janar 2026 | 13:45

Komuna e Malishevës ka njoftuar se, si pasojë e sasisë së madhe të ujit, disa pjesë të lumit Mirusha kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor.

Sipas njoftimit, kjo gjendje ka ndikuar që disa segmente rrugore të jenë vështirë të kalueshme, përfshirë rrugën “Hamdi Berisha” në Malishevë, transitin afër lagjes Hoti, rrugën Malishevë-Banjë, rrugën Mirushë-Gurbardh, rrugën Lubishtë-Turjakë, urën në Lubishtë, një urë në fshatin Damanek, si dhe rrugën drejt fshatit Panorc.

Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/18AqvWBKwV/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka dhënë një raport të…