143 milionë euro për vetura koreane – 11 mijë automjete kanë hyrë në Kosovë brenda vitit 2025
Gjatë vitit 2025, në Kosovë janë importuar rreth 11 mijë vetura nga Koreja e Jugut, me një vlerë totale prej 143 milionë euro, shifër kjo që përfaqëson një dalje të konsiderueshme të parave nga xhepat e qytetarëve kosovarë.
Të dhënat tregojnë se importi i automjeteve koreane ka shënuar rritje të ndjeshme, duke reflektuar kërkesën në rritje për këtë kategori veturash në tregun vendor.
Njohës të tregut të automjeteve vlerësojnë se faktorë si çmimi më i përballueshëm, cilësia dhe teknologjia kanë ndikuar që veturat nga Koreja e Jugut të jenë ndër më të preferuarat nga blerësit kosovarë.
Megjithatë, kjo prirje po shoqërohet edhe me rritje të daljes së valutës jashtë vendit, duke hapur debat mbi ndikimin ekonomik afatgjatë të importit të lartë të automjeteve.



