Vjosa del sërish nga shtrati, rrezik përmbytjesh deri në 9 metra

11 janar 2026 | 09:21

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit.

Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke sjellë përsëri përmbytjen e tregut te kafshëve poshtë urës së Mifolit.

Prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në zonën e Memaliajt niveli i ujit ka arritur në 7 metra. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës, që pritet të arrijë deri në 8.5 apo 9 metra në orët në vijim.

Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa banorët në zonat pranë shtratit të lumit janë në gatishmëri për marrjen e masave parandaluese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 13 janar, nga ora 19:00, në Bibliotekën Kombëtare të…