“A ka kundërkandidatë në LDK?”, Abdixhiku: Jo, s’qenkan të interesuar

13 janar 2026 | 20:03

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi njoftoi se do ta ofrojë dorëheqjen e tij në Kuvendin e partisë, ai është pyetur nëse në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sot, ka pasur të interesuar për ta ballafaquar.

Gazetarët e kanë pytur Abdixhikun se “A ka pasur deri tash të interesuar për të qenë kundërkanidat i juaji në garë, pa dallim?”.

Ai është përgjigjur se “A jeni të intersum? Jo, s’qenkan. Nuk kishte interesime, por kanë të drejtë. Secili prej tyre ka të drejtë dhe të marrë besimin e anëytarësisë së LDK-së. Këto kandidatura mund të shtrohet ditët në vijim”, tha Abdixhiku./Periskopi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e…