CBS: Së paku 12 mijë njerëz janë vrarë në protesta në Iran
13 janar 2026
| 21:01
Televizioni amerikan, “CBS News”, raporton se numri i të vdekurve në protestat që po mbahen kundër pushtetit në Iran është të paktën 12 mijë dhe potencialisht deri në 20 mijë.
Ky television thotë se e ka marrë këtë shifër nga dy burime brenda Iranit përmes telefonatave. Këto burime kanë thënë se numrin e kanë marrë nga grupet e aktivistëve në terren që po i analizojnë të dhënat nga spitalet, raporton gazeta “The Guardian”.
Regjimi iranian nuk ka publikuar ndonjë numër zyrtar të të vdekurve.
Agjencia e lajmeve “Reuters” citoi një zyrtar të paidentifikuar të ketë thënë se rreth 2.000 njerëz janë vrarë gjatë dy javëve të fundit në protesta.



