Edi Rama nderohet me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi

14 janar 2026 | 08:49

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri ndau pamje nga momenti i dekorimit, duke e përshkruar atë si një përjetim të veçantë.

Kryeministri Edi Rama është nderuar në Abu Dhabi me Urdhrin e Zayed, dekorata më e lartë civile e Emirateve të Bashkuara Arabe, e akorduar nga Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Ceremonia solemne u zhvillua në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, në një atmosferë që Rama e cilësoi si veçanërisht domethënëse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri ndau pamje nga momenti i dekorimit, duke e përshkruar atë si një përjetim të veçantë. “Mirëmëngjes dhe me videokartolinën e një momenti të paharrueshëm në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sipas tij, ky vlerësim nuk është thjesht personal, por një dëshmi e marrëdhënieve në rritje mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. “Ky është një nder që i përket miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe punës së përbashkët për projekte që synojnë zhvillimin dhe të ardhmen”, shprehet Rama.

Urdhri i Zayed i është dhënë kryeministrit shqiptar në vlerësim të kontributit të tij në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fusha me ndikim social dhe zhvillimor. Çmimet dhe vlerësimet e lidhura me këtë nismë janë akorduar për projekte dhe organizata që punojnë për përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen ushqimore për komunitetet në nevojë, si dhe për iniciativa që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Rama theksoi se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe mbetet një prioritet strategjik për Shqipërinë, duke nënvizuar se investimet dhe projektet e përbashkëta synojnë të sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin amerikan  Donald Trump, presidentin e Ukrainës,…