Haradinaj çmon rolin e Sorensenit dhe të BE-së për Kosovën
14 janar 2026
| 13:22
Po ashtu edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Peter Sorensen.
“Në takim çmova rolin e tij dhe të Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rëndësinë e partneritetit BE – ShBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon. E njoftova z. Sørensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet, si dhe për angazhimin tonë në rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



