“Energjia nuk është luks”, Hoti reagon rreth situatës me rrymë
14 janar 2026
| 15:55
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth situatës së krijuar me energjinë elektrike, ku sot ka nisur të ketë reduktime.
“Keqmenaxhimi i sektorit të energjisë elektrike po i kthehet qytetarëve si ndëshkim kolektiv. Pas viteve të humbura pa investime, pa planifikim dhe pa përgjegjësi, KOSTT del me njoftime për reduktime të energjisë”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.
Ai ka shtuar se është e papranueshme që në 2026 qytetarët dhe bizneset të përballen me ndërprerje të rrymës për shkak të dështimeve të atyre që kanë pasur pushtetin dhe buxhetin në dorë.



