Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në Iowa të ShBA-ve

14 janar 2026 | 15:58

Me ftesë të Agjutantit të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowa (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari është duke realizuar vizitën zyrtare në shtetin e Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fillimisht Gjeneral Jashari u prit nga Gjenerali Osborn me të cilin diskutuan për programin e partneritetit shtetëror (State Partnership Program), sfidat e sigurisë dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta në mes të dy forcave të armatosura.

Gjatë vizitës GLT Jashari mori pjesë në adresimin vjetor të Guvernatores së Shtetit të Iowa, Kim Reynolds para asamblesë së përgjithshme të Iowa.

Me këtë rast u vlerësua lartë bashkëpunimi në mes të dy shteteve si një storie suksesi dhe njëherit u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Për më tepër, vizita e GLT Jasharit në SHBA shënon marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy shteteve dhe forcave tona të armatosura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale…