Dorëhiqet edhe Imri Ahmeti nga pozita e sekretarit të LDK-së
Merret vesh nga burimet brenda LDK-së, se si rrjedhojë e rezultatit në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike.
Të njëjtat burime konfirmojnë se përveç Bajramit, dorëheqje ka dorëzuar edhe Imri Ahmeti, i cili ishte në pozitën e sekretarit të kësaj partie.
“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.
Rreth dorëheqejes së Ahmetit, burimet bëjnë me dije se Ahmeti ka kërkuar që si parti të reflektojnë, “sepse rezultati është tepër i rëndë, dhe i njëti nuk duhet neglizhuar”.



