Turqia kundërshton aksionin ushtarak në Iran

15 janar 2026 | 16:17

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka thënë të enjten se Ankaraja është kundër veprimeve ushtarake në Iran dhe se prioritet ka shmangien e destabilizimit.

“Ne jemi kundër një aksioni ushtarak kundër Iranit”, ka thënë Fidan në një konferencë për medie në Stamboll, duke shtuar se Turqia do të vazhdojë iniciativat e saj diplomatike në lidhje me Iranin.

“Ata janë nën sanksione për shkak të disa politikave rajonale dhe ndërkombëtare që kanë ndjekur. Ne i themi Iranit, duhet të zgjidhësh problemet e tua në rajon”, ka thënë ai.

Ministri i jashtëm turk, ka argumentuar se disa njerëz po i keqinterpretojnë protestat që vijnë nga problemet dhe ankesat e justifikuara ekonomike si një kryengritje kundër regjimit.

I pyetur në lidhje me njoftimin e fundit të administratës Trump se vendet që bëjnë biznes me Iranin do të përballen me një tarifë të re prej 25 për qind,  e cila ka të ngjarë të zbatohet për Turqinë, Fidan ka thënë se ishte vetëm një deklaratë dhe jo një “dekret konkret presidencial”.

Si rezultat, ai tha se Turqia ende nuk e ka vënë në agjendën e saj shqyrtimin e tarifave të reja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është njoftuar për…