Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale paralajmëron aktakuzë për masakrën e familjes Jashari
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ngritët aktakuzë për masakrën e Familjes Jashari.
“Kemi me ngrit aktakuzë shumë shpejt për atë çka i ndodhi familjes Jashari, dhe them shumë shpejt”, tha ai për Klan Kosova.
Derisa për këtë masakër përgatitjet për aktakuzë po shkojnë drejt fundit, për Masakrën e Reçakut ai tregoi se tashmë është ngritur aktakuza në mungesë për 21 serbë në mungesë, që vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë më 15 janar të 99-ës.
Isufaj thotë se ka urdhërarrest për të gjithë personat që janë në këtë aktakuzë.
Madje ai tha se kanë kërkuar bashkëpunim edhe me shtetin e Serbisë, edhe pse thotë se “e kemi ditë që s’do pranojnë”.
“E dimë që krejt këta persona janë atje dhe kemi ngritur gjykim në mungesë. Në këtë masakër ka marrë pjesë edhe Goran Radosavleviq, i njohur me nofkën ‘Guri’, i cili është edhe përgjegjësi kryesor për këtë operacion, ka marrë pjesë edhe vetë në kryerjen e masakrës”, u shpreh Isufaj.
Hetimet për të po vazhdojnë e atyre do iu nënshtrohet edhe ish-gjyqtarja e Qarkut të Prishtinës, Danica Marinkoviq.
Veçse, deri te ngritja e aktakuzës, kryeprokurori thotë se u përballen me shumë sfida.
Atë çka e ka pa me sytë e tij e ka dëshmuar kohë më parë amerikani, Wiliam Walker, por përveç tij, do të thirren edhe emra të tjerë ndërkombëtarë.



