Hamza takon shefen e zyrës ndërlidhëse të Greqisë, vlerëson kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve

16 janar 2026 | 11:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar të premten një takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe dhe proceset me interes të ndërsjellë.

Hamza shprehu mirënjohjen e tij për rolin konstruktiv të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Duke folur për zhvillimet politike, Hamza ritheksoi se PDK-ja mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit politik, promovimin e dialogut konstruktiv dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton “Toni” Kuka,…