BE bëhet gati për luftë tregtare, plani për tarifa 93 miliardë euro kundër ShBA-së

19 janar 2026 | 08:23

Tensionet mes dy brigjeve të Atlantikut kanë arritur një pikë kritike. Në përgjigje të kërcënimeve të fundit të Presidentit Donald Trump ndaj aleatëve të NATO-s dhe presionit të shtuar lidhur me çështjen e Grenlandës, Bashkimi Evropian po përgatit një kundërpërgjigje financiare të paprecedentë.

Sipas një raportimi ekskluziv nga prestigjiozja Financial Times, e cila citon burime të shumëfishta diplomatike, kryeqytetet evropiane kanë në tryezë një plan drastik: vendosjen e tarifave ndaj Shteteve të Bashkuara me një vlerë totale prej 93 miliardë eurosh.

Koha e rrjedhjes së këtij informacioni nuk është e rastësishme. Zyrtarët e përfshirë në hartimin e masave konfirmojnë se ky plan është konceptuar për t’u dhënë udhëheqësve evropianë “municion të rëndë” dhe përparësi negociuese përpara takimeve kokë më kokë me Presidentin e SHBA-së në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, që nis këtë javë.

“Qëllimi është të forcojmë pozitën e liderëve evropianë. Nuk mund të shkojmë në Davos vetëm për të dëgjuar kërcënime, duhet të tregojmë se kemi kapacitetin për t’u përgjigjur me të njëjtën monedhë,” thanë burimet për Financial Times.

Përveç tarifave direkte mbi mallrat, plani i BE-së parashikon një masë edhe më agresive: kufizimin e aksesit të kompanive amerikane në tregun e përbashkët evropian. Kjo lëvizje do të godiste drejtpërdrejt korporatat e mëdha teknologjike dhe industriale të SHBA-së, duke i dhënë konfliktit përmasat e një lufte të mirëfilltë ekonomike, transmeton RTSH.

Grenlanda dhe NATO

Përplasja vjen pas deklaratave të përsëritura të Trump mbi shpenzimet e NATO-s dhe, specifikisht, tensioneve të reja që lidhen me Grenlandën – një territor strategjik që ka qenë objekt i dëshirave gjeopolitike amerikane, duke shkaktuar irritim në Danimarkë dhe në të gjithë BE-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Gjykatën Speciale të Hagës do të dorëzohen dosjet…