Aksioni te “Reload”, këta janë të arrestuarit në rastin e dyshimeve për keqpërdorim të lejeve për armë
19 janar 2026
| 14:37
Një aksion policor është zhvilluar në poligonin e qitjes “Reload” në Prishtinë, në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për keqpërdorim të lejeve për armë. Burime të sigurta brenda organeve të rendit bëjnë me dije se në këtë operacion janë arrestuar:
- Besim Haziri (zyrtar i MPB-së)
- Sanije Behrami (zyrtare e MPB-së)
- Faton Gërbeshi (përfaqësues i “Reload”)
- Mehmet Gërbeshi (përfaqësues i “Reload”)
Të njëjtat burime theksojnë se veprimet procedurale janë duke vazhduar, ndërsa pritet që rasti të trajtohet në koordinim me Prokurorinë për veprimet e mëtejme.



