Asnjë serb nuk jeton në Sfeqël të Podujevës, por Rashiq merr 16 vota

19 janar 2026 | 18:27

Tash kur manipulimet me votat e deputetëve po raportohen kudo, një ngjarje interesante paska ndodhur edhe në një fshat ku s’ka fare serbë, por kandidati Nenad Rashiq ka fituar vota

Analisti nga Podujeva, Shemsi Jashari, ishte ai që njoftoi për këtë rast të çuditshëm, ku në një fshat pa komunitet serb ka marrë mbështetje partia e ish-ministrit të Qeverisë Kurti.

Nenad Rashiq në Sfeqel të Podujevës, në shkollën Ali Ajeti, paska marrë 16 vota e Sfetlana Raviç 15 vota pa asnjë serb që banon aty!”, shkroi Jashari në Facebook.

Duhet të theksohet se Nenad Rashiq arriti të bëhet deputet me pak vota dallim, meqë Lista Serbe s’arriti ta sigurojë edhe mandatin e 10-të nga komuniteti serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje ndodhi brenda burgut të Korydallos, kur një i…