“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trumpi për Bordin e Paqes
21 janar 2026
| 08:50
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesë nga presidenti i ShBA-së Donald Trump, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.
Osmani u shpreh thellësisht e nderuar për këtë ftesë.
“Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike”, deklaroi Osmani.
Ajo theksoi se si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej.




