KQZ-ja: Procesi i rinumërimit të votave është përmbyllur në 7 komuna

21 janar 2026 | 11:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në QNR janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime.

Në këtë mënyrë, sipas KQZ-së, është përmbyllur procesi plotësisht në 7 komuna.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 834 nga 2 557 vendvotime. Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 7 komuna”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura e tij në Angli po merr fund në kohë…