Hamza përkujton Ibrahim Rugovën: I priu popullit në një periudhë të rëndësishme historike, kishte qasje të veçantë politike

21 janar 2026 | 13:53

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Hamza ka thënë se Rugova i priu popullit në një periudhë të rëndësishme të historisë  e në kohë sfidash, duke shtuar se ish-presidenti, përfaqëson një qasje të veçantë politike dhe intelektuale, e cila la gjurmë të mëdha në diskursin publik.

“Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nderojmë figurën e tij historike dhe kontributin e tij në rrugëtimin shtetformues të Kosovës. Ish-presidenti Ibrahim Rugova i priu popullit tonë në një periudhë të rëndësishme të historisë, në kohë sfidash dhe përpjekjesh të vazhdueshme për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës. Ai përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale, e cila la gjurmë të mëdha në diskursin publik dhe në proceset vendimtare të asaj kohe. Nderime jetës dhe veprës së ish-presidentit Ibrahim Rugova!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik…