Rashiq shprehet i gatshëm ta votojë Osmanin, por fillimisht kërkon takim me të

21 janar 2026 | 18:29

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Neda Rashiq dhe kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka thënë se nuk është kundër votimit të Vjosa Osmanit për presidente edhe për një mandat, nëse propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por, ai ka thënë se para se të vendos përfundimisht për votimin e saj, do të dëshironte një takim me të, për të cilën tha se ka disa kërkesa që kanë të bëjnë me komunitetin serb.

“Nëse Osmani është kandidate e LVV-së,normal që ka një peshë të veçantë dhe normal që në këtë aspekt nëse e propozojnë, sikurse që e kam thënë edhe herën e kaluar sa i përket kryeparlamanetarit ne do ta mbështesim, por megjithatë një takim me znj. Osmanin, kisha insistuar ta bëjmë dhe pastaj do të kishim vendosur përfundimisht. Unë kam disa gjëra që konsideroj që janë brenga të serbëve dhe kisha kërkuar do modifikime të vogla sa i përket komunikimit që znj. Osmani ka me komunitetet. Janë shumë teknike. Nëse ndodhin këto që thash nuk e shoh problem votimin”, ka thënë Rashiq.

Rashiq ka thënë se do të ishte gabim nëse shkohet në zgjedhje për shkak të presidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Berisha është pranë largimit nga futbolli austriak dhe për…