Më 30 janar përurohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Të premten, më 30 janar 2026, në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë, me fillim nga ora 12:00, do të bëhet përurimi i librit “Klithma”, i autores Alketa Gashi-Fazliu. Gjatë kësaj ngjarjeje kulturore, përveç promovimit të librit, do të përurohet edhe një ekspozitë fotografike, e cila shoqëron tematikën e veprës.
Libri “Klithma – Tregime nga sparagmosi barbar serb mbi fëmijët shqiptarë” trajton përmes tregimeve dhe dëshmive artistike dhimbjen, traumën dhe pasojat e dhunës së ushtruar mbi fëmijët shqiptarë, duke sjellë një qasje të ndjeshme dhe dokumentuese ndaj një plage të hapur të historisë sonë të afërt. Ngjarja do të mbahet në: Vendi: Instituti Albanologjik, Prishtinë; Data: E premte, 30 janar 2026; Ora: 12:00.
Përurimi është i hapur për publikun e gjerë, studiuesit, dashamirët e librit dhe artit, si dhe për të gjithë të interesuarit për çështjet e kujtesës historike dhe kulturore.





