YIHR KS: Ligjërata për Specialen është mbajtur me lejen e shkollës, sesione të tilla me zyrtarët e gjykatës mbajmë nga viti 2018

23 janar 2026 | 14:32

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), e cila ka organizuar ligjëratën mbi Gjykatën Speciale në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, e ka pranua se ligjërata është mbajtur në bashkëpunim me zyrtarët e Speciales.

Në reagimin e kësaj organizate është thënë se aktiviteti është realizuar me lejen e institucionit arsimor.

YIHR KS ka treguar se çfarë informacionesh kanë prezantuar.

“YIHR KS sqaron se sesioni informues i mbajtur në shkollën “Xhevdet Doda” është realizuar me lejen e institucionit arsimor. Sesione të tilla mbahen që nga viti 2018, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, në bashkëpunim me përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Këto sesione janë pjesë e programit tonë për drejtësi tranzicionale dhe ballafaqim me të kaluarën. Gjatë sesionit është prezantuar informacion bazik dhe publik mbi Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke përfshirë mandatin dhe kompetencat e tyre, si institucion i Republikës së Kosovës”, është thënë në regimin e kësaj organizate.

Më tej, kjo organizatë ka bërë me dije se sesione të tilla informuese janë pjesë e misionit afatgjatë të YIHR KS për të kontribuar në promovimin e drejtësisë tranzicionale.

“YIHR KS, prej më shumë se 20 vitesh nga themelimi i saj, ka zhvilluar aktivitete të vazhdueshme me fokus në të drejtat e njeriut, ballafaqimin me të kaluarën dhe fuqizimin e të rinjve dhe të rejave në Kosovë. Sesione të tilla informuese janë pjesë e misionit afatgjatë të YIHR KS për të kontribuar në promovimin e drejtësisë tranzicionale dhe ne do të vazhdojmë me punën dhe aktivizmin tonë në këtë fushë”, është thënë në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Arsim Bajrami ka reaguar ashpër ndaj organizimit të një…