PD-ja me protestë kërkon rrëzimin e Ramës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë

24 janar 2026 | 19:07

Partia Demokratike në Shqipëri ka nisur para objektit të Kryeministrisë një protestë përmes së cilës ka kërkuar largimin e Qeverisë dhe vendosjen e një qeverie teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.

Kjo protestë organizohet pas pretendimit të opozitës për dallavere në zgjedhjet e 11 majit të vitit të shkuar.

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, mediat në Shqipëri raportojnë se kanë nisur tensionet përpara Kryeministrisë.

Protestuesit e mbledhur në tubimin e thirrur nga PD-ja, filluan të godasin godinën e Kryeministrisë me bomba molotovë dhe fishekzjarrë.

Forcat e policisë ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin që u ndez përballë tyre, ndërkohë që Berisha valëviste flamurin shqiptar nga podiumi.

Gjatë tensioneve ndërhyri dhe autoboti, i cili filloi të lagte qytetarët për t’u larguar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë turke hodhi poshtë të premten një padi nga…