26 vjet nga themelimi i gazetës “Epoka e re”

25 janar 2026 | 09:38

Gazeta e përditshme “Epoka e re” është themeluar më 15 dhjetor 1999, ndërsa numri i saj i parë doli më 25 janar 2000. Sot (e diel), “Epoka e re” shënon 26 vjet nga publikimi i numrit të parë.

Pas fillimit të pandemisë COVID-19, botimi i mediave të shtypura në Kosovë u ndërpre, dhe aktualisht Kosova mbetet vendi i vetëm në botë pa gazetë të shtypur ditore.

“Epoka e re” botohet online https://www.epokaere.com dhe në formatin PDF.

Në formatin PDF është botuar numri i 8 228 i “Epokës së re”.

Botues i gazetës “Epoka e re” është Muhamet Mavraj, personalitet i njohur i demonstratave studentore të vitit 1997 dhe ligjërues në fushën e gazetarisë dhe shkencave politike në institucionet e arsimit të lartë.

“Epoka e re” shquhet për kuadrin e saj kritik gazetaresk, i cili synon arritjen e një informacioni të ri në mjedisin shqiptar dhe formimin e audiencës kritike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alpinisti amerikan Alex Honnold u ngjit në rrokaqiellin Taipei 101…