Adhurim Krasniqi zgjidhet ushtrues detyre i Kryetarit të Degës së PDK-së në Zvicër
Sonte u mbajt mbledhja e rregullt e Kryesisë së Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër.
Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe ish-kryetari i Degës, z. Ragip Xhaka, i cili paraqiti zyrtarisht dorëheqjen e tij para Kryesisë. Me këtë rast, ai falënderoi Kryesinë dhe të gjithë anëtarët për bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët gjatë mandatit të tij.
Pas dorëheqjes, mbledhja vazhdoi sipas rendit të ditës, ku nënkryetari i Degës, z. Adhurim Krasniqi, u caktua ushtrues detyre i Kryetarit të Degës së PDK-së në Zvicër, detyrë që do ta ushtrojë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme.
Po ashtu, në mbledhje u diskutua edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme. Kryesia u dakordua që, sapo Qendra të marrë vendim për hyrje në zgjedhje, Dega e PDK-së në Zvicër do t’i përgjigjet pozitivisht dhe në kohë kësaj kërkese.
Na priftë e mbara dhe përpara së bashku!
Me respekt,
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës
Dega Zvicër
https://www.facebook.com/share/p/1CBy9dpbjH/?mibextid=wwXIfr



